Site icon Telegrafi

Morena Taraku i bën një tjetër dedikim qenit të saj: Të lutem vazhdo të qëndrosh pranë meje

Foto: Screenshot/Instagram

Javë më parë këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, njoftoi se i ka ngordhur qeni i saj, Moi.

Ajo tregoi më pas se ia kishte rregulluar një varr dhe i kishte bërë një dedikim emocional në epitaf.

Ndërkohë që kanë kaluar pak ditë nga kjo ngjarje, artistja nga Peja e ka përkujtuar sërish duke i bërë një vizitë te varri.

Foto: Screenshot/Instagram

“Fluturo tani. Por të lutem vazhdo të qëndrosh pranë meje”, shkroi autorja e këngës “Alexander”.

Lexo po ashtu I ngordhi qeni, Morena Taraku me fjalë prekëse: Unë me ty bashkë humba edhe një fëmijë të vogël brenda meje

Ajo e ka thënë gjithnjë se qenushi i saj ishte gjithmonë me të, në çdo hap e udhëtim që ka bërë.

Foto: Screenshot/Instagram

Taraku ndërkaq ka kohë që është zhvendosur në Turqi, ku edhe po e zhvillon karrierën.

E njëjta viteve të fundit ka qenë më pasive në muzikë. /Telegrafi/

Exit mobile version