Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku ka qenë shumë aktive muajt e fundit.
Përveq bashkëpunimit me Aida Doçin, ajo ka qenë e pranishme në disa programe të Vitit të Ri, gjersa ndjekësit në rrjetet e saj sociale, dita-ditës veç po shtohen.
Ajo di të shfaqet gjithnjë me stil në fotografitë e reja, gjersa me raste di edhe të marrë poza provokuese.
Së fundmi, Taraku ka publikuar një disa fotografi në Instagram, përmes së cilave është shfaqur me një palë veshje mjaft të trashë, teksa kishte mbathur edhe një palë shapka.
Ndonëse është shumë ftohtë dhe jemi në mes të dimrit, këngëtarja nuk e ka fare atë problem, dhe shapkat e saj duket t’ia kenë zbukruar edhe më shumë veshjen. /Telegrafi/