Site icon Telegrafi

Morena sërish me dedikim për babanë e saj: Nuk më ke lënë kurrë të rrëzohem dhe falë teje unë ende marrë frymë

Morena Taraku dhe babai i saj, Selami Taraku (Foto: Instagram)

Këngëtarja dhe modelja nga Peja, Morena Taraku, ka një lidhje të ngushtë me familjen e saj, posaqërisht me të atin.

Ajo kujdeset vazhdimisht për babanë e saj, regjisorin Selami Taraku, ndërsa nuk heziton të publikojë dedikime të ndryshme kushtuar tij.

Një të tillë e ka bërë edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa ndan disa postime me fansat në InstaStory.

Morena Taraku (Foto: Instagram)

“Nuk më ke lënë kurrë të rrëzohem dhe falë teje unë ende marrë frymë pa marrë parasysh grushtat e njerëzve të këqijë nga mbrapa, mirë më thoje kur dikush të godit nga mbrapa ti je para tyre. Ti babë, njeri , mashkull që do doja të gjithë të kishin edukatën tënde”, ka shkruar në njërin postim Morena.

“Ti meriton çdo gjë në këtë botë, sepse je njeriu që më fali dashurinë më të sinqertë dhe më mësove njerëzinë e kësaj bote. Të dua dhe më ka marrë malli për ty”, shkroi në tjetrin imazh artistja e njohur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Morena Taraku

Këto mesazhe të Morenës vijnë pasi ajo qëndroi një periudhë të gjatë e izoluar në shtëpinë e saj në Turqi për shkak të pandemisë globale.

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Mes krizës së COVID-19, Morena publikoi një projekt të ri muzikor të titulluar “F*** your loacation”, pas shumë reagimeve që ngjalli me një bisedë telefonike të shpërndarë gjithandej mediave shqiptare.

Kënga për mbi një muaj arriti të grumbullojë afro gjysmë milion shikime në platformën YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version