Site icon Telegrafi

Morena publikon pamje nga xhirimet e klipit të ri “Missed Call”

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, tash e një kohë ka nisur punën për projektin e ri muzikor, i cili titullohet “Missed Call”.

Artistja, e cila së fundmi është zhvendosur në Turqi për të jetuar, duket se ka finalizuar xhirimet e videoklipit të ri.

Zeshkania vazhdon të ndajë imazhe dhe video të ndryshme nga klipi, derisa shfaqet në top formë dhe tejet atraktive.

“Missed Call, vjen këtë vikend, a jeni gati?”, ka shkruar krahas këtij imazhi 26-vjeçarja, teksa vë në pah veturën luksoze.

Lexo po ashtu Morena Taraku preferon të pozojë sipër veturave luksoze

Në ndërkohë, të shumta janë pëlqimet dhe komentet që pranoi nga ndjekësit e saj, të cilët mezi po e presin lansimin e kësaj kënge.

“Missed Call” pason pas “Swag”, të cilën e lansoi në muajin korrik dhe tashmë në kanalin YouTube numëron 1.8 milion shikime. /Telegrafi/

Exit mobile version