Telegrafi

Morena nuk e pranon se bart parukë, por zbulon një risi tjetër (Foto)

Këngëtarja dhe modelja e njohur kosovare, Morena Taraku sonte ishte e ftuar në emisionin 21 Gradë.

Gjatë intervistës, ajo tregoi se kur ka filluar karrierën, babai i saj nuk e ka përkrahur duke i thënë se kjo botë nuk është për ty.

Morena tregoi bota e showbizit i ka ndihmuar shumë që të krijojë një Morenë tjetër, siç tha ajo për të mirë e jo për të keq.

Modelja dhe këngëtarja më tutje tregoi që gjëja më e mirë që i ka ndodhur ka qenë pritja e fansave, duke cilësuar pritjet e fansave në qytetin e Prizrenit dhe Mitrovicës.

E pyetur rreth ndryshimeve me flokë, ajo tregon se ka qejf ndryshimet dhe pranon se para disa muajve ajo ka rruar flokët, pasi i ishin dëmtuar prej ngjyrës së bardhë.

Në momentin kur ajo pyetet nëse mban paruke, ajo nuk përgjigjet nëse ka por thotë se ka flokë, duke mos e pranuar se aktualisht ajo po mban paruke në kokë.

Ajo tregoi se me të gjithë kolegët ka marrëdhënie të mira dhe nuk xhelozon, por e veçoi miqësinë me Dafinën.

Ekskluzivisht për RTV21, Morena tregoi se është duke e përgatitur një këngë me këngëtarin e mirënjohur, Sabri Fejzullahun, derisa projektet e tjera nuk i bëri të ditura.

Ndryshe, Morena Taraku nuk ka shumë kohë që ka hyrë në skenën muzikore, por që ka arritur të krijojë këngë, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku shqiptarë.