Temperaturat e ulëta në Kosovë kanë ndikuar që shumica e njerëzve të qëndrojnë sa më mbyllur, për të qenë kështu sa më të ngrohtë, ndaj edhe sygjerimi i mjekut është që në ditë të tilla të vishemi sa më trashë.
Por, mesa duket kjo këshillë nuk vlen për bukuroshen Morena Taraku, e cila pavarësisht motit duket se nuk e ndjen të ftohtin dhe nuk e ka problem të dalë me të shkurtra, edhe kur jashtë i gjithë vendi është i mbuluar me borë.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet pranë makinës së saj “Porche”, teksa veshja e saj e ekspozuar la gojëhapur fansat.
Mesa duket, Taraku është nga ata persona të cilët nuk e ndjejnë edhe aq shumë të ftohtin, përderisa nuk heziton që edhe kur temperaturat janë në minus, të dalë me një veshje të tillë. /Telegrafi/