Modelja e njohur Morena taraku kohëve të fundit ka qëndruar në Stamboll të Turqisë, ku ka marrë pjesë në javën e modës të organizuar nga “Mercedes Benz”.
Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale ku ka treguar momentet e këndëshme që është duke kaluar atje.
Në një fotografi të publikuar së fundmi, ajo shfaqet duke ngrënë disa biskota në formë zemre, të cilat mesa duket i kanë shijuar shumë.
Kjo fotografi i ka dhuruar asaj me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj, veçanërisht nga gjinia mashkullore, të cilëve shpesh herë ua ka thyer zemrën me imazhet e saj provokuese. /Telegrafi/