Këngëtarja dhe modelja e njohur nga Peja, Morena Taraku, ka një raport të shkëlqyer me të atin e saj, regjisorin Selami Taraku.
Ky i fundit është nderuar me mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e artit filmik.
Me këtë rast, një dedikim i veçantë nuk ka munguar nga vajza e saj, e cila ka ndarë lajmin me ndjekësit në InstaStory.
“Urime babushi jem, e meriton se prej se kam qenë fëmijë ke dhënë për artin shqiptar në teatër, në filma e në gjenerata. Të dua”, kanë qenë fjalët e saj.
Taraku prej vitesh është profesor universitar, regjisor e aktor, ndërsa deri më tani ka dhënë shumë për artin në Kosovë.
Bukuroshja gjithashtu para disa ditëve ndau me ndjekësit një video të realizuar në TikTok, ku shihej duke ushqyer të atin e saj, gjatë kohës kur ai ishte i sëmurë.
“Babi, njëherë kukulla ime ishte prishur. Ti e rregullove dhe më the ‘Mos u dorëzo kurrë’. Unë vazhdoj të ndjek këshillën tënde. E di që ti s’do të dorëzohesh kurrë. Babait më të mirë ndonjëherë! E di që s’mund të kujdesem për ty siç ti u kujdese për mua, por të dua aq sa ti më do”, ka shkruar Morena Taraku në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/