Telegrafi

Morën peng të riun dhe i kërkonin para, dy të arrestuar në Tiranë

Foto: Ilustrim

Dy persona me inicialet A.M dhe A.D janë arrestuar pasi i hoqën lirinë një shtetasi dhe e kanosën atë, për t’u dhënë një shumë parash.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se një shtetasi i kishin hequr lirinë për disa orë, 2 shtetas të tjerë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u identifikuan dhe u vunë në pranga 2 autorët e dyshuar, A.M dhe A.D,  të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në ambientet e një biznesi, i kanë hequr lirinë për disa orë, 20 vjeçarit Klejdi Lila, dhe e kanë kanosur që t’u jepte atyre, një shumë parash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Abcnews/Telegrafi/