Site icon Telegrafi

Morën para për t’i falur gjobën, pezullohen dhe nisin hetimet për dy policë

Dy efektivë të policisë rrugore janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet, pasi u denoncuan në një video ku shiheshin në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, duke marrë para nga një qytetar. Policët janë Y.J dhe N.H.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj tyre.

Ata pasi kanë ndaluar mjetin nuk kanë kryer asnjë verifikim, nuk kanë zbatuar procedurat standarte duke mos i komunikuar drejtuesit arsyen e ndalimit për shkeljen e konstatuar prej tyre. Më pas për të mos i vendosur një gjobë i kanë marrë lekë, shkruan Lapsi.

Exit mobile version