Qyteti i Cyrihut ua ka paguar 30 mijë punonjësve të tij dy herë pagat e muajit shkurt.
Gabimi është bërë nga Banka Kantonale e Cyrihut (ZKB), shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Pagesa e pagave të shkurtit u shkaktua dy herë, tha qyteti dhe banka në një deklaratë të hënën.
Siç thuhet më tej, gjithçka është bërë në mënyrë korrekte nga administrata.
Dhe 30 mijë punonjësit e qytetit që morën dyfishin e pagave nuk kanë asgjë për të festuar.
Kjo pasi që ata do të duhet “të kthejnë” pagën e dytë të paguar gabimisht.
Siç bëhet e ditur më tej, pagesa e tepërt arrin në 175 milionë franga zvicerane (rreth 183 milionë euro).
ZKB dhe qyteti aktualisht po punojnë për një zgjidhje për ta bërë shlyerjen sa më të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/