Site icon Telegrafi

I morën makinën gjyshes – shtatëvjeçari dhe vëllai i tij gjashtë vjeç në SHBA, vdesin gjatë një aksidenti

Një djalë shtatëvjeçar dhe vëllai i tij gjashtë vjeç, vdiqën pas një aksidenti në Missouri të SHBA-së, pasi zyrtarët thonë se njëri prej tyre “vodhi” makinën e gjyshes, për një shëtitje në qytet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zëdhënësi i “Patrullës së Highway Missouri”, Andy Bell, tha se djemtë dolën nga shtëpia e gjyshes së tyre, ndërsa morën makinën dhe kaluan në një zonë e më pas në rrugën “East Blue Mills”.

Raporti spjegon se shtatëvjeçari voziti makinën me një shpejtësi të lartë, duke bërë që automjeti të devijohej nga rruga.

Zyrtarët bëjnë të ditur se vetura u përplas me shtyllat e korsisë, e që më pas “fluturoi” në ajër.

Ata shtojnë se automjeti goditi një burrë dhe pas përplasjes u përfshi nga zjarri. /Telegrafi/

Exit mobile version