Deputeti Kastriot Islami, ka publikuar një foto me shkrimtarin tashmë të ndjerë, Dritëro Agolli.
Në foto shihet Agolli duke lënguar në shtratin e vdekjes, e Kastrioti krah tij ka bërë fotografi. Teksa Agolli ishte i pavetëdijshëm e me tuba, Islami buzëqesh përball blicit të aparatit.
Sikur të mos mjaftonte kjo, këtë foto ai e poston në profilin e tij në Facebook, me këtë mbishkrim “ngushëllues”: “U prehtë i qetë! Njeriu që do të mbetet në histori! Takimin e fundit e kisha para dy ditësh!”