Ish-pronari dhe presidenti i Interit, Massimo Moratti ka zbuluar pendimin e tij më të madh në tregun e transferimeve, fitoren më të bukur, humbjen më të hidhur, por edhe shumë gjëra tjera interesante.
Interi i Morattit u karakterizua nga shpenzime të mëdha gjatë viteve 1990 dhe 2000, me lojtarë si Ronaldo, Christian Vieri dhe Zlatan Ibrahimovic, por 72-vjeçari pranoi se kishte një yll që u largua.
“Lojtari që pendohesh që nuk e ke transferuar? Cantona, por gjithashtu edhe Roberto Mancini”, ka thënë fillimisht Moratti në një ngjarje të klubit italian.
“Gabimi im? Nuk kujdesem mjaft për mbrojtjen [e Interit]. [Walter] Samueli, në këtë kuptim, kishte qenë një blerje e rëndësishme”.
“Fitorja ime më e bukur? Finalja e Ligës së Kampionëve në Madrid në vitin 2010. Ishte e mrekullueshme”.
“Disfata ime më e keqe? Kundër Lazios më 5 maj, 2002. Ishte mjaft zhgënjyese”.
“Komunikimi? Ka shumë rëndësi, më shumë se në ditët e mia”.
“Futbolli gjithmonë ndryshon. Babai im? Unë kurrë nuk do të bëj krahasime me babanë tim”.
“Unë e kam konsideruar gjithmonë një fenomen dhe i kam mësuar aq shumë prej tij”, përfundoi ish-presidenti legjendar i Interit. /Telegrafi/