Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka deklaruar se sistemi i ri i asistimit të gjyqtarëve, VAR, është gjë pozitive.
Moratti u pyet nëse Interi do të kishte më shumë tituj me VAR-in, por ai i qëndroi indiferent kësaj pyetje.
Ai deklaroi se nuk e di këtë gjë, por bëri një tjetër pohim interesant.
“Në përgjithësi përfshirja e VAR-it në futboll ishte pozitiv, pasi në 90 për qind të rasteve e merr vendimin e drejtë”.
“Nuk e di nëse Interi do të kishte më shumë Scudetto po të ekzistonte VAR më herët”.
“Kjo na e rrëmben emocionin nga futbolli, sepse e ndërpren lojën shumë. Është një gjë për të cilën ne duhet që të mësohemi”.
“Kjo natyrisht se largon një element të diskutimit mbi gjyqtarët”, ka deklaruar Moratti. /Telegrafi/