Telegrafi

Moratti: United e kërkon Sneijder

“Interesimi i Manchester United për Sneijder është i vërtetë, por unë as që e shikova se sa peshonte, pasi që nuk dua të lëkundem në këtë aspekt”, theksoi Moratti duke aluduar se ai nuk ka ndërmend ta shesë mesfushorin kryesor në skuadër.

“Balotelli? Më duket sikurse fushatë marketingu. Për çdo rast ju them se Balotelli nuk ka ardhur në zyrën time dhe nuk ka kërkuar që të shitet. Nuk e kuptoj se pse duhet të krijohet gjithë ky problem”, përfundoi Moratti. /Telegrafi/