Site icon Telegrafi

Moratti tregon se mund të nënshkruante me Haalandin sa ishte president i Interit

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ka zbuluar se ai mund të kishte nënshkruar me Erling Haaland kur ai ishte në krye të klubit italian.

Sulmuesi i Manchester Cityt po thyen rekorde në Ligën Premier, pasi ka shënuar 19 gola në 12 ndeshjet e para me klubin e tij të ri, duke shënuar tre het-trik në tetë ndeshjet e para në Ligën Premier.

Reprezentuesi norvegjez ishte në bisedime me Juventusin në vitin 2017 dhe madje ndoqi një lojë në Allianz Stadium në atë kohë.

Megjithatë, ai mund të ishte transferuar në Itali edhe më herët, pasi sipas ish-presidentit Massimo Moratti, Interi kishte një shans për ta nënshkruar atë kur Haaland ishte mezi 13 vjeç.

 

“Marco Branca do të më kishte bërë të nënshkruaj me të, 100%. Ai më tha: ‘President, ky është një lojtar special.’ Ai mund të kishte qenë në Inter”, ka thënë ish-presidenti i Interit për Il Secolo XIX.

Branca ishte drejtor sportiv i Interit gjatë pjesës së fundit të epokës së Morattit në krye të Nerazzurrëve.

Biznesmeni italian ia shiti klubin Erik Thohirit në vitin 2013 pas 19 vitesh në krye të klubit, kështu që Haaland ishte thjesht një adoleshent premtues kur Nerazzurrët patën mundësinë për të siguruar nënshkrimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version