Telegrafi

Moratti synon trofeun evropian

Interi fitoi edhe skudeton e katërt radhazi në sezonin e fundit, por edhe njëherë dështoi në garën evropiane duke humbur nga finalistët Manchester Unied, por Moratti beson se kjo do të ndryshojë shumë shpejt.

“Liga e Kampionëve është ëndërr dhe caku kryesor, por po ashtu duhet të keni fat për ta fituar atë. Nuk është lehtë ta thuash këtë, por mund të them me siguri se Interi është një ekip shumë i fuqishëm, ekipi i sezonit të fundit plus Milito dhe Motta. Mendoj se jemi ekip i mirë”, ka thënë Moratti për Corriere dello Sport.

“Juve ka bërë lëvizje të qëlluara dhe janë të rrezikshëm. Më pëlqen Diego, ai vërtet është i fuqishëm”, ka shtuar italiani.