Telegrafi

Moratti shpreh keqardhje për Juventusin

Bardhezinjtë shkarkuan trajnerin Ciro Ferra dhe angazhuan Alberto Zaccheronin, si pasojë e paraqitjeve të dobëta, ndërsa ishte pikërisht Interi që mbrëmë eliminoi Juven edhe nga Kupa e Italisë.

“Pash një Juventus të mirë kundër nesh. Ata luajtën mirë dhe nuk dukej se kishte ndonjë problem ndërmjet trajnerit dhe lojtarëve ose diçka tjetër”.

“Ata e kanë një situatë të cilën duhet ta zgjidhin vetë dhe e di se nuk është lehtë të zgjidhësh gjëra të tilla”.

“Nuk do ta lejoj veten që t’i jap këshilla Juventusit, por më vjen keq për situatën e tyre të vështirë, megjithëse s’mund të them asgjë”, citohet Moratti nga faqja zyrtare e Nerazzurrëve. /Telegrafi/