Telegrafi

Moratti: Scudetto nuk është objektivi jonë

“Në një moment të këtij sezoni të gjithë ishin të bindur se ne do të luftonim për titull, por ta fitojmë Scudetton nuk ka qenë objektivi jonë në fillim të sezonit”.

“Ne jemi Interi dhe nuk është mirë të themi kështu, por është e qartë se ne kemi një trajner të ri dhe lojtarë të rinj”.

“Objektivi më i rëndësishëm për mua dhe për njerëzit e tjerë në klub është të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Jo vetëm nga ana ekonomike, por sidomos për krenarinë tonë”, ka thënë Moratti për Tuttosport./Telegrafi/