Telegrafi

Moratti: Rikthimi në Inter? I vështirë, por jo i pamundur

Massimo Moratti thotë se kthimi i tij në Inter nuk është i pamundur, por sipas tij është i vështirë, ndërsa forma e Interit është duke i pëlqyer.

Moratti deklaroi se atij i ishte ofruar në tetor ish rolin e tij si Presidentit i Interit nga Suning Group, por fillimisht e mohoi këtë, ndërsa ai tani duket të jetë më të hapur për këtë ide.

“Inter po luan shumë mirë, ajo i jep shpresë të madhe për të ardhmen”, ka thënë Moratti për Tuttomercatoweb, përcjell Telegrafi.

“Pioli dhe Zhang kanë qenë shumë të mirë. Liga e Kampionëve? Ne duhet vetëm të fitojmë e pastaj shohim”.

“Kthimi në Inter? Unë jam një tifoz dhe më pëlqen ajo që unë jam duke parë. E pamundur? Jo, por është i vështirë”, përfundoi presidenti legjendar i Interit. /Telegrafi/