Telegrafi

Moratti refuzon Ibran?

La Repubblica pohon se Ibrahimovic ka kontaktuar Morattin javë më parë për t’i kërkuar falje për sjelljen e tij sezonin e kaluar, duke kërkuar që ta kthejë atë tek Interi këtë verë. Thuhet se suedezi ka ofruar dhe shkurtim dramatik të pagës së tij nëse ky transferim do të ndodhte.

Moratti ishte ‘i sjellshëm’ në përgjigjen e tij, duke i thënë suedezit: “Jo, Faleminderit”.

Sipas këtyre zhvillimeve, gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë se Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga Barcelona pas një sezoni frustrues. /Telegrafi/