Site icon Telegrafi

Moratti: Po të isha te Interi, do ta konsideroja rikthimin e Ibrahimovic

Ish-pronari i Interit, Massimo Moratti, thotë se do ta kishte marr në konsideratë një rikthim të Zlatan Ibrahimovic.

Ibrahimoviç do të jetë lojtar i lirë pasi kontrata e tij me LA Galaxy skadon në dhjetor, ndërsa Il Giornale ka raportuar se agjenti i tij Mino Raiola ka folur me Interin për një rikthim të bujshëm.

Nerazzurrët aktualisht janë në sulm për një sulmues pasi Alexis Sanchez do të mungojë tre muaj shkaku i një lëndimi.

Massimo Moratti . (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

“Ndoshta do të kisha bërë diçka kaq të çmendur. Duke e thënë këtë, ekziston një ekuilibër që duhet të mirëmbahet dhe lojtarët që janë tashmë aty duhet të respektohen”.

“Në këto raste, të gjitha këto situata duhet të merren parasysh”, ka thënë Moratti për Sport Mediaset.

Zlatan Ibrahimovic kur ishte te Interi. (Photo by Ezra Shaw/Getty Images)

74-vjeçari e komentoi fillimin e ndritshëm të Antonio Conte me Interin, duke e cilësuar si të duhurin dhe shumë punëtor. /Telegrafi/

Exit mobile version