Telegrafi

Moratti: Përjetësisht me Interin, besoj shumë te investitorët e rinj

Massimo Moratti ka folur për pronarët e rinj të Interit dhe ish-bosi i zikaltëve beson te investitorët kinez.

Ai gjithashtu ka zbuluar se me pronarët e rinj pritet të ketë një treg të transferimeve shumë më të madh pasi pritet marrëveshje e re me UEFA-n.

“Po, me gëzon fakti që çdo gjë ka nisur mirë. Kam folur me Thohir dhe të birin e pronarit te Suning, i cili është një djalosh shumë i zgjuar. I kam falënderuar për fjalët dhe i kam uruar për një sukses të ri te Interi, i cili mund të arrihet me vullnet të mirë”.

“Çfarë prisni nga pronaret e rinj? Si të gjithë tifozët, pres një riformatim. Pastaj do të bëhet përmes vendimeve të tyre, por mendoj që e kanë në mendje”.

“Do të qëndroni si këshilltar? Jo, me pëlqen të qëndroj mik me pronarët e rinj dhe me Thohir”.

“Largimin përfundimtar nga Interi? Përfundimtare është kur dorëzohesh me zemër, nëse nga ajo pikëpamje mbetesh i lidhur atëherë nuk është përfundimtare. Të jesh interist është e rëndësishme”.

“Tifozët mund të ëndërrojnë për tregun e transferimeve? Besoj qe po, vullneti për të bërë është. Me pronarët e rinj mund të negociohet me UEFA-n për marrëveshje dhe kjo na jep liri më të mëdha”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/