Telegrafi

Moratti: Përballja me Chelsean motivim për Mourinhon

Nerazurët u caktuan të luajnë kundër ish-klubit të Mourinhos, Chelsea, që tash drejtohet nga trajneri legjendar i Milanit, Carlo Ancelotti.

“Është më mirë të kemi motivime të fuqishme dhe ka aq shumë motivime me Chelsean. Të gjitha ekipet janë të përballueshme, kjo varet nga ne, andaj do të jetë shumë interesante të shohim dhe ta përjetojmë këtë sfidë”.

“Është shumë e pavlerë të kesh frikë dhe unë nuk besoj se ne do të kemi. Mendoj se do të jetë interesante të krahasojmë veten. Mendoj se kjo do të jetë në stimulim shtesë për Mourinhon, i cili do të rikthehet në Stamford Bridge. Do të jetë një motivim i fuqishëm për gjithkënd”, ka thënë Moratti./Telegrafi/