Telegrafi

Moratti: Paulinho vjen në qershor

 “Jo, nuk ka asgjë të re për Paulinhon. Nga një këndvështrim tjetër është më mirë që operacioni të realizohet në qershor. Nuk bëhet fjalë për para këtu, pasi lojtari ka angazhime me klubin e tij në Brazil. Kjo është gjithë ajo që mund t’iu them”.

“A do të vijë dikush tjetër? Nuk e di, do të shohim. Schelotto? Nuk ka asgjë të re për të”, ka potencuar Moratti.

Interi ka shitur Sneijderin te Galatasaray dhe tani edhe Coutinho pritet të zyrtarizohet te Liverpooli, ku braziliani do të mbajë numrin 10. /Telegrafi/