Telegrafi

Moratti paralajmëron Realin për Militon

Argjentinasi është lidhur me një kalim në Madrid së bashku me trajnerin Jose Mourinho, që pritet t’i bashkohet Realit gjatë kësaj jave, pas dy sezoneve në krye të Interit.

“Do të them vetëm një gjë, ka dallim në mes të Milito dhe trajnerit tonë, Mourinho. Mourinho ka klauzulë në kontratën e tij, sipas të cilët nëse ajo shfrytëzohet, ai mund të largohet. Megjithatë, Milito nuk e ka dhe prandaj diskutimi mbaron këtu”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/