Telegrafi

Moratti: Nuk deshëm ta poshtërojmë më shumë Milanin

“Kur është ndeshja Milan-Inter, jam gjithmonë i këtillë- çfarë ndeshje e bukur!”.

“Është dashur të luftonim në 20 minutat e para, ndërsa pastaj luajtëm një ndeshje të shkëlqyer. Duhet t’i uroj djemtë e mi edhe për një arsye tjetër- ata nuk dëshironin të sulmonin pamëshirshëm, kështu që u ndalën në pjesën e dytë!”.

“Ne jemi një skuadër kompakte dhe mua më duket se Rossonerët nuk janë një ekip, më duket se ata e kanë humbur përparësinë e kohezionit që i bënte ata të fortë”, është shprehur Moratti për “La Gazzetta dello Sport”.