Site icon Telegrafi

Moratti: Më mungon presidenca e Interit

Massimo Moratti ka pranuar se mungon jeta si president i klubit italian, Interit, por edhe njëherë ka përjashtuar kthimin e tij në këtë skuadër.

Manjati i naftës shiti 70 për qind të klubit tek Erick Thohir në vitin 2013, përpara se të shiste aksionet e tij të mbetura tek indoneziani, i cili më vonë shiti aksionet e para tek Suning Group.

Por, presidenti legjendar i Nerazzurrëve ka shpjeguar se i mungon jeta si President i Interit, por ka mohuar se do të kthehet në këtë klub.

Lexo po ashtu Moratti: VAR është i saktë, por rrëmben emocionin

“Padyshim se më mungon të jem President i Interit”, ka thënë fillimisht Moratti në një intervistë me SportItalia.

“Ju keni një adrenalinë të ndryshme kur keni një rol të tillë”.

Moratti ka fituar të gjithë trofetë me Interin

“Megjithatë, unë nuk kam ndërmend të riblerje aksionet e Thohirit siç kanë thënë disa”.

“Unë i kam pasur ato aksione dhe i kam shitur, do të ishte absurde ti riblerja”, përfundoi presidenti legjendar i Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version