Site icon Telegrafi

Moratti mund të rikthehet te Interi, dashurisë së tij të vjetër

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, mund t’i kthehet dashurisë së tij të vjetër.

Il Giornale shkruan se situata e Interit dhe rregullat financiare mund ta shtyjnë Morattni që të rikthehet.

Mënyra më e mirë do të ishte rikapitalizimi i aksioneve të Erick Thohir ose një likuidim me blerje të aksioneve në numër të vogël. Opsionet duken të thjeshta, por nuk janë fizibile për momentin.

Suning nuk do të blejë aksione të reja për momentin dhe Thohir nuk është duke u nxituar ta shesë pjesën e tij. Shumë gjëra varen nga kualifikimi i Interit në Ligën e Kampionëve. Interi ka nevojë të fitojë 70 milionë euro para qershorit për të kënaqur Fair Playn Financiar të UEFA-s.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Interit

Në ndërkohë Interi po planifikon të blejë tokë nga komuna e Milanos për një projekt për të rinjt.

Për këtë qëllim, bordi i Suning mund të ketë nevojë për një garantues në mënyrë që të marrin kredinë e madhe nga banka për këtë projekt.

Moratti ka marrëdhënie të shkëlqyera me familjen Zhang dhe natyrisht mund të luaj rol pivotal në këtë rast pasi ai ka reputacion të jashtëzakonshëm në Itali, sidomos për përfshirjen e tij të suksesshme në udhëheqësinë e Interit.

Natyrisht, ky lajm do të gëzonte tifozët, të cilët e konsiderojnë Morattin si një prej njerëzve kryesorë prapa suksesit historik të tripletës së vitit 2010. /Telegrafi/

Exit mobile version