Telegrafi

Moratti: Mourinho qëndron

Për shumë njerëz, Mourinho do të largohet në drejtim të Real Madridit, menjëherë pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve.

“Nata e nesërme (e shtunë) do të jetë e paharrueshme. Ne duhet ta fitojmë këtë betejë të fundit. Dhe nëse e bëjmë, atëherë ne mund ta mbajmë Jose Mourinhon. Ai do të japë më të mirën. Unë nuk kam humbur shpresën. Ai do të qëndrojë si trajner i Interit”, theksoi Moratti. /Telegrafi/