Telegrafi

Moratti: Milito është përforcim i shkëlqyeshëm

Argjentinasi u transferua në Giuzeppe Meazza gjatë afatit kalimtar të verës, pas një sezoni të shkëlqyeshëm me Genoan.

Milito vazhdon me paraqitje të shkëlqyeshme edhe në fanellën e Interit, dhe presidenti i kampionit të Serie A ka thënë para takimit të mbrëmshëm se ai është një përforcim i madh për ekipin e tij.

“Milito është një përforcim i madh për ne. E angazhuam pasi është shumë i fuqishëm, po ashtu si edhe Thiago Motta. Ai iu përgjigjet mirë pritjeve”, ka thënë Moratti.