Ish-presidenti Massimo Moratti i kërkon Interin për t’i dhënë kohë Frank de Boerit, pasi sipas tij, ai është duke u përpjekur për të ndërtuar diçka.
Trajneri holandez zëvendësoi Roberto Mancinin në stol gjatë kësaj vere, por nuk ka arritur të fitojë në ndeshjet e tij të para në Serie A.
“Ai është duke u përpjekur për të ndërtuar diçka, unë mendoj se ai ka nevojë për pak kohë kështu që është shumë herët për të komentuar”, ka thënë Moratti për ANSA, transmeton Telegrafi.
“Unë e imagjinoj se ai ka objektivat e tij dhe strategjinë e tij. Ndoshta ai bën teste për të parë se çfarë është zgjidhja më e mirë taktike”
“A i komplikoj gjërat largimi i Mancinit? Sigurisht, por pasi kjo është bërë ju duhet të bëni më të mirën për të ndihmuar trajneri i ri”.
“Inter gjithmonë kanë objektiva të rëndësishme, ne nuk mund të dekurajohemi nga dy rezultatet e para”, ka përfunduar presidenti legjendar i Interit. /Telegrafi/