Telegrafi

Moratti: Lippi do të vendosë për Balotellin

“Mos më pyetni mua, pyeteni Lippin”, i është përgjigjur shkurt Moratti pyetjes nëse SuperMario duhet të luajë në Botëror.

Ndërkohë presidenti zikaltër është shprehur i kënaqur me barazimin e Interit në ndeshjen e mbetur kundër Parmës.

“Rezultati nuk më shqetëson. Fituam pikë në një terren, i cili tradicionalisht është i vështirë për ne”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/