Ish-presidenti Massimo Moratti ka thënë fjalë të mira për trajnerin e ri të Interit, Luciano Spalletti.
Dikur i pari i Interit është takuar sot me trajnerin dhe udhëheqjen e klubit dhe ka mbetur i kënaqur.
“Një takim i përzemërt dhe e kam përgëzuar trajnerin për mënyrën se si po luan Interi i tij”.
“Një skuadër që ka rilindur, është ndryshe nga ajo e sezonit të kaluar. Uroj të shkojë sa më larg këtë sezon të ri që po vjen, unë jam i bindur se do të arrijë rezultate”, u shpreh Massimo Moratti.
Interi ndodhet në Singapor, ku po përgatitet për ndeshjen me Chelsean e Antonio Conte.
“Morattit po i pëlqen skuadra e re dhe kjo na motivon, pasi ai është një njeri që e njeh shpirtin e këtij klubi, një njeri që ka qenë gjithnjë pjesë e këtij ekipi”.
“Ne shpresojmë që të kënaqim atë dhe tifozët tanë, që presin rezultate në fushë”, ka thënë drejtori sportiv Walter Sabatini. /Telegrafi/