Telegrafi

Moratti këshillon pronarët e rinj dhe thumbon Tohirin

Erik Tohir së shpejti nuk do të jetë më president i Interit, pasi grupi kinez Suning do të blejë shumicën e aksioneve të tij, ndërkohë që do të blejë edhe aksionet që i kanë mbetur ish-presidentit Masimo Morati.

Në këtë mënyrë, ky i fundit do të dalë tërësisht nga skena, duke mbetur thjesht tifoz.

Ndërkaq, vetë Morati ka folur për mediat italiane dhe në një deklaratë për Gazzetta dello Sport ku duket sikur “thumbon” Tohirin, që në Itali ka qenë shumë pak i pranishëm gjatë “mbretërimit” të tij dhe emëroi disa drejtues të huaj, duke ngjallur pakënaqësi në ambient, transmeton Sportal.al.

“Shpresoj që kinezët ta kuptojnë privilegjin dhe përgjegjësinë e madhe që kanë kundrejt tifozerisë së Interit, uroj që ta kuptojnë çfarë duhet të bëjnë. Duke nisur nga zgjedhja e drejtuesve italianë, që ta njohin territorin dhe mentalitetin e futbollit italian”.