Telegrafi

Moratti: Kam menduar për Guardiolan

“Capello është njëri prej kandidatëve. Por, unë ende nuk kam marrë ndonjë vendim. Mendoj se ka shumë trajnerë që dëshirojnë të bashkëpunojnë me Interin”.

“Unë kam menduar për Guardiolan. Por ai është shumë i lidhur me Barcelonën dhe nuk mendoj se ai do të largohej për të holla. Spalleti ka bërë punë të mirë te Roma ashtu si në Rusi. Por, mendoj se Spalleti do të qëndrojë atje”.

“Leonardo? Unë kam menduar për të, por nuk do të doja të rrezikoja me të për trajner të Interit. Kam menduar edhe për Zdenek Zeman, por të shohim, duhet të zgjedhim një trajner me përvojë”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/