Telegrafi

Moratti ka besim te Strama, thumbon Balotellin

 “Po, unë kam besim te Stramaccioni. Ne duhet të punojmë shumë, të qëndrojmë vigjilent dhe të mbrohemi më mirë ndaj sulmeve. Unë kurrë nuk i kam dërguar një SMS Stramaccionit ku i kam thënë se edhe një humbje do të shkarkohet”, është shprehur Moratti.

Ai pos tjerash ka komplimentuar debutimin mesfushorët Kovacic dhe Kuzmanovic, përderisa tha se Mario Balotelli ka debutuar me dy gola falë gjyqtarit të takimit ndaj Udineses, duke aluduar kështu në penaltinë e dhënë në fund të takimit në favor të Rossonerëve. /Telegrafi/