Telegrafi

Moratti: Jemi të gatshëm për Barcelonën

“Ne jemi të gatshëm. Jemi në formë të mirë dhe besoj se do të jetë një ndeshje e mirë përballë një ekipi të fuqishëm. Por edhe ne jemi një ekip i fuqishëm”, ka thënë Moratti.

“A pres befasi taktike nga Mourinho? Nuk e di, por nuk dua t’i imponoj asgjë atij në këtë periudhë kur e di se është shumë i përqendruar. E njoh shumë mirë për të ditur se ai do të përgatitë paraqitje të mira”, ka shtuar presidenti i Interit. /Telegrafi/