Telegrafi

Moratti: Interi po aq i fortë sa Reali dhe Barca

“Nuk mendoj se jemi inferiorë ndaj ndonjë skuadre, qoftë Real Madridi ose Barcelona e Ibras. Ibrahimovici është një lojtar i madh, mirëpo tashmë ai i takon të kaluarës”.

“Liga e Kampionëve dhe Scudetto janë objektivat tona. Nëse e fitojmë Kampionatin për të pestën herë (radhazi) do të ishte diçka për t’u mbajtur mend, mirëpo do të jetë vështirë”, ka thënë Moratti për “La Gazzetta Dello Sport”.