Telegrafi

Moratti: Interi interesohet për Van Der Vaart

Nerazzurët kanë qenë të interesuar për transferimin e Wesley Sneijder në Giuseppe Meazza, mirëpo pas humbjes së të shtunës nga Lazio në ndeshjen për Superkupën e Italisë, presidenti Moratti shprehu interesimin për Van der Vaart.

“Jose Mourinho ka thënë se kemi nevojë për një mesfushor ofanziv (‘trequartista’) dhe ndoshta ka të drejtë. Van der Vaart është njëri nga emrat që po i shqyrtojmë”, u ka thënë Moratti gazetarëve pas ndeshjes.