Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka pranuar se Nerazzurët e kanë transferuar Geoffrey Kondogbian në mënyrë që të mos e marrë Milani.
Moratti ka folur për prapaskenat e këtij transferimi kontravers.
“Për momentin ardhja e Kondogbias ka pasur një mijë domethënie të ndryshme”.
“Ai ka qenë pjesë e një transferimi që ka pasur disa vlera. Ne shpresojmë se ai në të ardhmen të dëshmojë kualitetin e tij.
“Por, duhet të pranojmë se e morëm edhe në mënyrë që ai mos të shkojë te Milani”, deklaroi Moratti. /Telegrafi/