Telegrafi

Moratti i ngopur nga Perez

Pasi lejoi që të përgjysmohej klauzola prej 16 milionë eurosh për Mourinhon, Moratti ka pritur më shumë respekt nga Real Madridi për Milition dhe Maiconin.

Presidenti zikaltër kërkon 35 milionë euro për Maiconin, ndërsa çmimet e ulëta të ofruara nga Florentino Perez, nuk i interesojnë dhe aq bosit ‘nerazzur’. Ndërsa për Militon, Moratti tani është nervozuar edhe më tepër, pasi që kërkon në këmbim të tij, sulmuesin e Realit, Gonzalo Higuain. /Telegrafi/