Telegrafi

Moratti i nervozuar me Maradonan

“Unë nuk dua të mendoj se Maradona nuk i ka ftuar ata në Botëror, për t’ia bërë një të mirë Interit. Në fakt, unë jam i lënduar sikurse vet ata, sepse e di sa kujdesen për kombëtaren. Ata merituan të ftohen. Është vërtet një vendim i çuditshëm, duke marrë parasysh sezonin e tyre fantastik”.

“Unë jam i lumtur për Militon dhe Samuelin, por jam ende i zhgënjyer për dy të tjerët që duhet të qëndrojnë në shtëpi”, përfundoi Moratti. /Telegrafi/