Telegrafi

Moratti i gatshëm të harxhojë gjatë verës

Moratti ishte i kënaqur me paraqitjen në derbin milanez dhe ka dhënë shenja se do të nënshkruajë me më shumë lojtarë të rinj gjatë verës.

“Isha i kënaqur me mënyrën se si ai i zhvilloi lojtarët në nivel psikologjik, pasi ishim në disavantazh. Nuk mendoj se Milani ndonjëherë ka luajtur aq mirë këtë sezon. I kam shikuar ndeshjet tjera të tyre, por ata shkëlqenin”.

“Besoj se Interi mund të zhvillohet. Shpresoj se ne mund të krijojmë vend në ekip edhe për disa lojtarë që do të përfaqësojnë të ardhmen”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/