Telegrafi

Moratti i befasuar nga taktika ofensive e Mourinhos

Mourinho nxori në fushë një formacion shumë ofensiv në takimin e mbrëmshëm kundër Rubin Kazan, që rezultoi me fitore 2-0 të Interit. Eto’o, Balotelli dhe Milito ishin në mesin e treshes sulmuese, të përkrahur nga Wesley Sneijder prapa tyre.

“Nuk e prita këtë formacion, duket se pikërisht kjo ishte vendimtare, fakti që jemi përgjigjur me agresivitet, që i dha motiv shtesë ekipit. Tash duhet të tregojmë se vlejmë në këtë garë”.

“Shpresoj se do të jemi më të mirë se dy sezonet e kaluara kur ishim eliminuar nga kundërshtarë të vështirë siç ishin Liverpool dhe Manchester United”, ka thënë Moratti./Telegrafi/