Ish-Presidenti i Interit, Massimo Moratti, e ka parë përmirësimin kundër Torinos dhe paralajmëron se futbolli është çfarë rezultate arrin.
Trajneri i nerazzurrëve, Frank de Boer ka qenë nën presion para ndeshjes, dhe e ardhmja e tij ende nuk është e siguruar, pavarësisht fitores 2-1 ndaj Torinos.
Zërat në ditët e fundit kanë sugjeruar se Moratti ende ka ndikim në nivel drejtuesish dhe ka shtyrë për shkarkimin e holandezit në favor të emërimit të Leonardos.
“Ishte një ndeshje e mirë. Por, mendimi im është mendim i një tifozi: ka pasur përmirësim”, ka thënë Moratti për Sky, përcjell Telegrafi.
“Për një tifoz, pas situatës së krijuar, përshtypja është se De Boer ka përmirësuar situatën. Pastaj, siç e dini, futbolli lidhet gjithçka me rezultatet”, përfundoi presidenti legjendar i Interit. /Telegrafi/