Ish presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka folur për vendimin e fundit të Gjykatës së Kasacionit, që konfirmoi titullin e Seria A për sezonin 2005-2006.
Moratti po ashtu ka thënë se këtë vendin e ka pritur edhe presidenti Adrea Agnelli.
“Mendoj se këtë vendim e priste edhe vetë Andrea Agnelli. Është një vendim logjik dhe sigurisht që u pëlqen interistëve”.
Ai foli edhe për emërimin e Beppe Marottas si Drejtor të sektorit sportiv.
“Mbërritja e Marottas në ditën e dhënies së vendimit përfundimtar është një shenjë e mirë”.
Interit ka dal nga gara për titull pasi ka mbetur shumë prapa, ndërsa është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pot ish-presidenti i Interit, i jep zemër Spalletit.
“Spalletti? Duhet të mbledhë copat e t’i bëjë bashkë. Vendi i katërt në Serinë A, trofeu i Ligës së Evropës dhe Kupa e Italisë janë objektiva të rëndësishëm”, ka thënë Spalletti. /Telegrafi/