Telegrafi

Moratti e vlerëson lartë Mourinhon: Roma e tij, befasia e Serie A

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti mezi pret ndeshjen e ish klubit të tij kundër Romës, duke e quajtur skuadrën e Jose Mourinhos si ‘surpriza e sezonit’ në Serie A.

Mourinho punoi në klubin e Morattit për dy vite, ku fitoi të gjithë trofetë e mundshëm.

“Interi duhet të bëjë mirë, sepse ka qenë e vështirë kohët e fundit dhe mungesa e Lukakut është ndjerë shumë, pasi ai është lojtari më i rëndësishëm në skuadër”.

“Kam ndjenjën se Interi u rrëzua, kur humbi Scudetton sezonin e kaluar dhe ka zhgënjim. Ata kanë nevojë për diçka që t’i shkundë dhe të kthehen në rrugën e duhur”.

“Roma sigurisht që është në formën më të mirë dhe dëshiron të ketë njëfarë qëndrueshmërie, ata janë një skuadër argëtuese dhe mund të jenë befasia e sezonit”, ka thënë fillimisht Moratti për Radio Centro Suono.

Moratti ishte president kur Mourinho fitoi tre trofe brenda vitit 2010.

“Karakteristikat e tij janë gjithmonë të njëjta, profesionalizëm dhe fokus në detaje. Mourinho ka ambicie të bëjë më mirë se sezonin e kaluar”, deklaroi Moratti për trajnerin portugez.

Në fund ish drejtuesi i Interit e lavdëroi Paulo Dybalan, duke thënë se do të donte ta shihte te zikaltërit. /Telegrafi/