Telegrafi

Moratti: Duam hakmarrje kundër Barcelonës

Pasi nerazurët shënuan fitore në Moskë dhe për herë të parë në shtatë vitet e fundit u gjendën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ata do të kenë rastin të përballen edhe një herë këtë sezon me kampionin në fuqi të garës, Barcelonën.

“Mourinho në mënyrë të përkryer e ka përgatitur ekipin për këtë sfidë. Kam parë një shpirt të vërtetë ekipor”, ka thënë Moratti për La Gazzetta dello Sport.

“Ndeshja me Barcelonën? Mendoj se do jenë dy ndeshje magjepsëse. Mendoj Mendoj se të gjithë lojtarët e dëshiruan këtë ndeshje dhe besoj se të gjithë kanë dëshirë për hakmarrje. Ky Inter ka kualitete të tjera nga ai i fazës së grupeve”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/